Parandalohet futja cigareve të kontrabanduara

Kronikë e zezë

Parandalohet futja cigareve të kontrabanduara

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Oficerët doganor në magjistralen Prishtinë - Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë ku edhe janë gjetur cigare të kontrbanduara. 

Sipas njoftimit të doganës, fillimisht automjeti nuk i është bindur urdhrave të zyrtarëve doganor për t’u ndaluar dhe ka tentuar të ikë, mirëpo falë profesionalizimit të zyrtarëve doganor dhe policor, është arritur që të ndalohet automjeti, kurse vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes. 

“Me këtë rast në automjet janë gjetur 250,000 copë cigare pa banderola të kontrabanduara. Shmangiet e llogaritura nga taksat e aplikueshme janë 15,885.00 euro. Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria dhe kanë filluar hetimet penale, automjeti dhe mallrat (cigaret) janë sekuestruar. Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat