Kapen pajisjet për prodhimin e kriptomonedhave

Kronikë e zezë

Kapen pajisjet për prodhimin e kriptomonedhave

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Oficerët doganor me urdhër të organeve kompetente kanë bastisur një objekt banimi në Podujevë, ku edhe kanë gjetur mallra ilegale të kontrbanduara. 

Sipas një njoftimi, oficerët doganor kanë kryer një bastisje në një banesë private, ku dhe kanë gjetur mallra pa dokumentacion i cili është i kontrabanduar në Kosovë.

“Me këtë rast janë konfiskuar 23 copë Ant-Miner El 3 dhe 13 shtepiza 1 st cool. Të gjitha pajisjet ishin në funksion për prodhim të kriptovalutave. Me këtë rast përpos mallit të kontrabanduar zyrtarët doganor kanë vërejtur edhe një lidhje të dyshimtë në rrjetin e rrymës elektrike dhe kane njoftuar edhe zyrtarët e KEDS të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuar se kemi të bejmë me kyçje ilegale dhe vjedhje të rrymes elektrike. Sipas konstatimeve preliminare vjedhje e energjisë elektrike është mbi 40.000 mijë euro”, thuhet në njoftim. 

Malli është sekuestruar nga Dogana si i kontrabanduar derisa rasti është trajtuar procedurën kundervajtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat