I mituri ther me thikë babain në Prishtinë, ikë nga shtëpia

Kronikë e zezë

I mituri ther me thikë babain në Prishtinë, ikë nga shtëpia

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

Një ngatërresë mes dy familjarëve ka ndodhur sot në rrugën “Pashë Deralla” në Prishtinë, në orët e mbrëmjes.

Në këtë përleshje, motivet e së cilës ende nuk dihen, Sinjali ka mësuar se janë përfshirë babë e bir.

Sipas informacioneve të para, mosmarrëveshja mes tyre ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast djali ka goditur babain me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencë.

Burimet kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e viktimës.

Lidhur me rastin, mësohet se është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe kapjen e të dyshuarit, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.Kujtojmë se nuk janë të rralla rastet e përleshjeve mes fëmijëve me prindërit e tyre në familjet kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat