Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në veprimtari penale

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 15:40
Ilustrim

Pas raportimit të rastit, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, nga ankuesi mashkull kosovar se vajza e tij është ngacmuar përmes rrjeteve sociale nga një mashkull i panjohur, policia ka iniciuar rastin ‘ngacmim’ (31.08.2022) dhe ka filluar hetimet rreth zbardhjes së rastit.

Rasti më pas  është trajtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike. Hetuesit policorë pas veprimeve hetimore intensive kanë arritur të  identifikojnë të dyshuarin L.G., (mashkull kosovar, nga një fshat i Istogut), i cili dyshohet se përmes rrjetit social ka kontaktuar me viktimën femër.

Gjatë atyre bisedave me video, i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.

I dyshuari është arrestuar sot, më 02.09.2022 dhe si provë materiale është konfiskuar një telefon celular. Pas intervistimit me aktvendim nga prokurori i dyshuari është dërguar në ndalim policorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat