Arrestohen katër persona në Tetovë, kapen me lëndë narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona në Tetovë, kapen me lëndë narkotike

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

MPB ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:50, në Sedlarcë të Epërme të Tetovës, gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Turan”, është gjetur substanca pluhur e bardhë-kokainë.

“Policët nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria S.J.(29) dhe M.B.(20) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Touran” me targa regjistrimi të Tetovës, në të cilin po transportohej, është gjetur lëndë pluhuri e bardhë gjetur – kokainë”.

“Njëkohësisht në Sedlarcë të Epërme janë privuar nga liria A.M.(41) nga ky fshat dhe A.M.(29) nga Bogovina e Tetovës, tek të cilët është gjetur lëndë pluhuri e bardhë. Katër personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse”, thanë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat