Një person humbi jetën si pasojë e një vetaksident trafiku

Kronikë e zezë

Një person humbi jetën si pasojë e një vetaksident trafiku

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksident trafiku në bjeshkët e Strellcit.

Rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 15:45.

Në këtë vetaksident ishte i përfshirë njё automjet VW me targa vendore.

Nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga tё lënduarit tё automjetit, ndёrsa dy tё lënduarit e tjerё janё duke u trajtuar në spitalin rajonal në Pejё.

Ju informojmë se me datën 4 shtator 2022, rreth orës 15:45, policia është informuar për një aksident trafiku (vetëaksident) i cili ka ndodhur në bjeshkët e Strellcit. Në këtë vetëaksident ishte i përfshirë njё automjet VW me targa vendore. Deri te aksidenti ka ardhur derisa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nga bjeshkёt e Strellcit nё drejtim tё fshatit Strellc-Deçan, ku me tё arritur në kilometrin e pestё (5), duke mos iu përshtatur kushteve tё rrugës e humb kontrollin dhe del jashtë rrugës duke u përplasur me njё shkëmb. Si pasojё e aksidentit lëndime trupore kanё pёsuar i dyshuari dhe dy persona tё tjerё, tё cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejё. Nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga tё lënduarit tё automjetit, ndёrsa dy tё lënduarit e tjerё janё duke u trajtuar në spitalin rajonal në Pejё. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet nmë njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat