Ky është mërgimtari që vdiq mbrëmë në QKUK, vdekja e tij po cilësohet e dyshimtë

Kronikë e zezë

Ky është mërgimtari që vdiq mbrëmë në QKUK, vdekja e tij po cilësohet e dyshimtë

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

E diela ishte ditë e kobshme. Katër persona humbën jetën, dy u gjetën pa shenja jete në shtëpitë e tyre në Gjakovë e Ferizaj, teksa një grua vdiq si pasojë e një aksidenti trafiku. Ndërsa për vdekjen e mërgimtarit nga Kanada që humbi jetën në QKUK, ende s’dihet shumë detaje.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për Xhavit Hazirin nga Vushtrria, i cili u gjet në fshatin Milloshevë të Obiliqit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga aty ishte dërguar në QKMF-në e Obiliqit, e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare, ku ërkundër intervenimit të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia dhe kanë njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat