Po hetohet nëna e cila dyshohet se braktisi fëmijët

Kronikë e zezë

Po hetohet nëna e cila dyshohet se braktisi fëmijët

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar një të dyshuar femër kosovare nën dyshimin se me 3 shtator, kishte dalë nga shtëpia dhe kishte lënë bashkëshortin dhe tre fëmijët.

Dyshohet se shkoi te një person tjetër, me të cilin kishte filluar bashkëjetesë.

Rasti është inicuar si keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve .

“Ferizaj 03.09.2022 - 11:00. Më 05.09.2022 është intervistuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se me datën e lartcekur kishte dalë nga shtëpia dhe kishte lënë bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj dhe kishte shkuar te një person tjetër, me të cilin kishte filluar bashkëjetesë. Rasti në procedurë hetimore”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat