Policia arreston 34-vjeçarin në Kaçanik, ishte i dënuar me 2 vjet burgim

Kronikë e zezë

Policia arreston 34-vjeçarin në Kaçanik, ishte i dënuar me 2 vjet burgim

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Policia sot në orën 14:30 në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet S.S(M/K) i moshës 34 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresaës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’  Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” me dënim burgimi prej dy (2) viteve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia Rajonale e Ferizajt,  do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën e PK’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat