​I mituri lëndon rëndë me thikë një mashkull në Zhur

Kronikë e zezë

​I mituri lëndon rëndë me thikë një mashkull në Zhur

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 09:14
Ilustrim

Një i mitur në fshatin Zhur të Prizrenit ka goditur me thikë një mashkull të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda.

Policia ka njoftuar se viktima është jashtë rrezikut për jetë por se po trajtohet nga mjekët.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si lëndim i rëndë trupor.

“Fsh. Zhur, Prizren 06.09.2022 – 20:13. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur me thikë nga i dyshuari kosovar (i mitur) viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve ka pësuar lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat