​Arrestohet i dyshuari i cili hyri në llogaritë e rrjeteve sociale të disa femrave

Kronikë e zezë

​Arrestohet i dyshuari i cili hyri në llogaritë e rrjeteve sociale të disa femrave

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 09:23
Ilustrim

Policia ka arrestuar një person në Dragash pasi që i njëjti ka hyr në llogaritë e rrjeteve sociale të disa femrave.

Të dyshuarit i është konfiskuar telefoni pasi që në mënyrë të paautorizuar ai ka arritur të marrë qasje në llogari të viktimave.

Ky rast është inicuar si hyrje në sistemet kompjuterike.

“Dragash (NN) 06.09.2022-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në llogaritë e rrjeteve sociale dhe ka arritur të marrë qasje në disa llogari të cilat i përkasin disa viktimave femra. Si dëshmi materiale është konfiskuar një telefon. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat