Vdesin dy gra në Mitrovicë, policia i cilëson si vdekje të dyshimta

Kronikë e zezë

Vdesin dy gra në Mitrovicë, policia i cilëson si vdekje të dyshimta

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Dy vajza janë gjetur pa shenja jete në Mitrovicë, ku policia i ka cilësuar si vdekje të dyshimta.

Siç bën të ditur policia, viktima e parë është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, vdekjen e viktimës së dytë e ka konstatuar mjeku kompetent, ku me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat