Katër të lënduar në një aksident trafiku në Suharekë, vetura drejtohej nga një fëmijë

Kronikë e zezë

Katër të lënduar në një aksident trafiku në Suharekë, vetura drejtohej nga një fëmijë

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Katër persona të moshës së mitur janë lënduar në një aksident në Suharekë.

Vetura të cilën po e voziste i mituri humbi kontrollin, duke u përplasur me një gurë skaj rrugës, e më pas  me mbrojtësen e urës dhe ra poshtë sa.

“Vozitësi dhe tre pasagjer të mitur meshkuj pësojnë lëndime trupore dhe dërgohen në emergjencën e Suharekës.

Vozitësi për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat