Gjendet në Shqipëri i mituri nga Prizreni që u raportua si i zhdukur

Kronikë e zezë

Gjendet në Shqipëri i mituri nga Prizreni që u raportua si i zhdukur

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Është gjetur në Shqipëri i mituri nga Prizreni që u raportua si i zhdukur.

Gjetja e tij është bërë në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë, përcjell Klankosova.tv.

“Pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë është gjetur në Shqipëri personi i zhdukur mashkull kosovar (i mitur).

Në koordinim me zyrën ndërlidhëse ILECU në PKK Vërmicë nga autoritet e Shqipërisë është marrë personi i zhdukur dhe pas përfundimit të procedurave i njëjti i është dorëzuar familjes së tij”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat