​Arrestohet një person i kërkuar në Vushtrri

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i kërkuar në Vushtrri

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Sot policia në Vushtrri ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuara nga gjykata.

I dyshuari, shtetas i Republikës së Kosovës ishte i kërkuar për veprën penale “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Pas përfundimit të procedurave policore është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 3 vjet e 6 muaj.

“Vushtrri, 16 shtator 2022-Gjatë ditës së sotme njësitet policore në Vushtrri, në bazë të urdhëresës aktive kanë arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuara nga Gjykata kompetente. Personi i arrestuar i dyshuari, Y. Z., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar për veprën penale

“ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, i njëjti pas përfundimit të procedurave policore është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat