Ndodh në Patos, 57-vjeçari i dehur kërcënon me gërshërë efektivin në stacionin e policisë

Kronikë e zezë

Ndodh në Patos, 57-vjeçari i dehur kërcënon me gërshërë efektivin në stacionin e policisë

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 20:53
Ilustrim

Një 57 vjeçar i dehur në Patos ka shkuar në gjendje të dehur në komisariat dhe ka kërcënuar me gërshërë një efektiv.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një shtetas në ambientet e stacionit të Policisë Patos, duke u konfliktuar me punonjësin e Policisë, ju sqarojmë se:

Shtetasi B. H., 57 vjeç, banues në Rërës, Patos, në gjendje të dehur, ka shkuar në Stacionin e Policisë Patos, dhe ka kanosur me një palë gërshërë punonjësin e Policisë që ishte me shërbim, shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Fier“, njofton policia.

57-vjeçari u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier dhe po kryhen veprimet nga OPGj i Prokurorisë për arrestimin në flagrancë të tij për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat