Djali rrah babanë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Djali rrah babanë në Prishtinë

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 09:41
Ilustrim

Një person për shkak të një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.

Në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:17, në Prishtinë.

Tutje në raport bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes fizike viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshjeje, e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij. Si pasojë e përleshjes fizike viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat