Trafikuan një grua, arrestohen dy persona në Podujevë

Kronikë e zezë

Trafikuan një grua, arrestohen dy persona në Podujevë

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar në Podujevë të dyshuar që kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.

Sipas raportit të policisë, dyshohet se të dy të arrestuarit kishin trafikuar viktimën femër.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin e bazuar se ishin duke e trafikuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat