Trafikimi i vajzës në Podujevë, arrestohet i dyshuari i tretë

Kronikë e zezë

Trafikimi i vajzës në Podujevë, arrestohet i dyshuari i tretë

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 10:13
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e tretë si i dyshuar për “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit” në Podujevë.

Në raportin 24-orësh thuhet se arrestimi i tij është bërë të dielën në mesditë.

“SHËRBIME SEKSUALE TË VIKTIMËS SË TRAFIKIMIT/Podujevë 18.09.2022 – 14:00. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë e vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat