E papritur: ​Arrestohet zyrtari i Vitisë pasi i mundësoi një preshevari identitet të rrejshëm

Kronikë e zezë

E papritur: ​Arrestohet zyrtari i Vitisë pasi i mundësoi një preshevari identitet të rrejshëm

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Një zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Vitisë është arrestuar nga njësiti I krimeve ekonomike nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

Policia ka njoftuar se zyrtari dyshohet se duke keqpërdorur pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si keqpërdorim i pozitës zyrtare.

KK/Viti 19.09.2022 - 12:00. Nga njësiti për hetimin e krimeve ekonomike është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar i gjendjes civile në komunë, i cili duke keqpërdor pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës (pala ishte shtetas i Serbisë, Preshevë). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat