Graqanicë, vidhen kabllo elektrike me vlerë të lartë

Kronikë e zezë

Graqanicë, vidhen kabllo elektrike me vlerë të lartë

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Një vjedhje e rëndë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e së hënës në fshatin Llaple Sellë në Graçanicë.

Një person ka raportuar se persona të panjohur nga magazinë e tij kanë vjedhur kabllo elektrike, vlera e së cilës është e lartë.

“Fsh. Llaple Sellë, Graqanicë 19.09.2022 – 08:29. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se person-a të dyshuar të panjohur, nga magazina e tij kanë vjedhur kabllo elektrike, vera e së cilës është e lartë”, thuhet në raportin e policisë.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat