Dëmtohen varrezat ilire në Maqitevë

Kronikë e zezë

Dëmtohen varrezat ilire në Maqitevë

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Një femër ka raportuar se në varrezat ilire në fshatin Maqitevë të Suharekës, kishte vërejtur dy persona duke gërmuar.

Polica ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në afërsi kanë hasur një traktor për gërmim i cili është sekuestruar përkohësisht.

Dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore dhe është inicuar si dëmtim i varrezave apo kufomave. 

“Fsh. Maqitevë, Suharekë 21.09.2022 - 13:32. Një femër kosovare ka raportuar se në varrezat ilire kishte vërejtur dy persona duke gërmuar. Polica ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në afërsi kanë hasur një traktor për gërmim i cili është sekuestruar përkohësisht, ndërsa dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat