Dy taksistë rrihen mes vete në Prishtinë, dalin pamjet

Kronikë e zezë

Dy taksistë rrihen mes vete në Prishtinë, dalin pamjet

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 19:59
Ilustrim

Dy burra që punojnë si taksistë janë rrahur mbrëmë mes vete në qendër të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Luan Haradinaj”, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

Në videon e dërguar nga një qytetar shihet teksa dy personat fillojnë të përleshen pranë rrugës dhe e vazhdojnë përleshjen fizike në trotuar.

Sipas raportit të policisë, njëri nga ta ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar me një mjet të fortë.

“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 21.09.2022 – 21:30. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion ishte sulmuar me një mjet të fortë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat