Vidhen stoli ari në dy shtëpi në Podujevë

Kronikë e zezë

Vidhen stoli ari në dy shtëpi në Podujevë

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Policia e Kosovës (PK) njofton se një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur të dielën në Podujevë, ku persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari dhe një dokument personal në dy shtëpi.

Lajmi i bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Xhafer Rrahmon Mehmeti”, rreth orës 09:00.

“Dy ankuesit një mashkull dhe një femër kosovarë, kanë njoftuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e dy shtëpive dhe nga aty kanë arritur të vjedhin: stoli ari në vlerë dhe një dokument personal”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat