Përsëritet historia e Tahirsylajt: Mitrovicacit i hakohet Facebook-u, po kërkohen para në emër të tij

Kronikë e zezë

Përsëritet historia e Tahirsylajt: Mitrovicacit i hakohet Facebook-u, po kërkohen para në emër të tij

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Një histori e ngjashme si ajo e Sylë Tahirsylajt ka ndodhur dje në Mitrovicë.

Një personi në Mitrovicë i është marrë qasja në llogarinë e tij në facebook nga persona të panjohur.

Në emër të këtij personi po kërkohen 1500 euro.

Raporti i plotë policor:

Mitrovicë 03.10.2022 – 10:00. Më 04.10.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur pa autorizimin e tij i kishte marr qasjen e llogarisë së tij në facebook dhe është duke kërkuar para në vlerë 1500€ në emër të tij. Rasti në procedurë hetimore.

Para pak javësh, profesorit të meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, sot iu hakua llogaria e rrjetit social në Facebook, ku persona të panjohur kanë kërkuar para kinse i duhen për shërim.

Vajza e tij, Donika, ka bërë thirrje që njerëzit të mos bien pre e matrapazëve dhe se babai i saj është shëndosh e mirë.

“Ju njoftojmë se babai jonë, Sylë Tahirsylaj, është shëndosh e mirë dhe nuk është i hospitalizuar në spital. Keni kujdes, mos bini pre e matrapazëve, të cilët po kërkojnë të holla në emër të familjes për shërimin e babait tonë”.

“Pasuordi i Facebookut i është thyer dhe keqbërësit po e keqpërdorin emrin e tij, duke kërkuar të holla në emër të tij dhe familjes! Keni kujdes që të mos bini pre e këtyre matrapazëve”.

Ajo, mes tjerash, ka bërë të ditur se llogaria e profesorit tashmë është bllokuar.

Shkodran Imeraj ka publikuar një mesazh që kishte marrë nga personat që i kishin hakuar llogarinë Tahirsylajt, ku i kërkoheshin 1500 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat