Viktimat në dy rastet e dhunimit të martën në Gjakovë janë të mitura, të dyshuarit të moshës madhore

Kronikë e zezë

Viktimat në dy rastet e dhunimit të martën në Gjakovë janë të mitura, të dyshuarit të moshës madhore

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Në dy rastet e dhunimit në Gjakovë, që janë raportuar në polici gjatë 24 orëve të fundit, viktimat janë të mitura, ndërsa të dyshuarit të moshës madhore.

Kështu ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Krejt çka mund të ju konfirmoj tani për tani është se dje në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona të moshës madhore ndaj të cilëve në konsultim me prokurorin përgjegjës janë iniciuar dy raste hetimi për vepër penale “Dhunimi”. Viktimat në dy rastet në fjalë janë të mitura”, tha Elezaj.

I njëjti shtoi se me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Lidhur me rastet në fjalë janë duke u zhvilluar hetime nga njësitet përkatëse të policisë në koordinim me prokurorin përkatës”, tha Elezaj.Ndryshe, në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se rasti i parë ka ndodhur të martën, rreth orës 13:00, ku viktima është futur me forcë në veturë nga dy të dyshuar të maskuar, të cilët e kanë dhunuar.

“Gjakovë 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar kosovar dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, rasti i dytë thuhet se ka ndodhur pas orës 18:00, ku po ashtu viktima është futur me dhunë në veturë dhe është dhunuar nga një i dyshuar.

“Gjakovë 04.10.2022 – 18:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Në raportin 24 orësh është raportuar edhe një rast i dhunimit në Ferizaj, ku dyshohet se viktima u dhunua nga ish-i fejuari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat