Arrestohen 10 persona në një lokal në Deçan, luanin bixhoz

Kronikë e zezë

Arrestohen 10 persona në një lokal në Deçan, luanin bixhoz

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

10 persona janë arrestuar pasi janë hasur në një lokal duke luajtur bixhoz.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:30 në fshatin Isniq, në Deçan.

Sipas raportit, me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët kompetent komunal.

“Janë arrestuar dhjetë (10) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjti në një lokal janë hasur duke luajtur bixhoz. Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët kompetent komunal”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat