Prishtinë: E mitura e godet me veturë një këmbësore në trotuar

Kronikë e zezë

Prishtinë: E mitura e godet me veturë një këmbësore në trotuar

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Një e mitur dyshohet se sa ishte duke vozitur e ka goditur një këmbësore në trotuar, të hënën në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima ka lënduar këmbën.

” Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore në këmbë pasi që dyshohet se është goditur me veturë në trotuare nga e dyshuara femër kosovare (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

E dyshuara është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin për të mitur është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat