Dëmtohen varrezat në fshatin Gjocaj të Junikut, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Dëmtohen varrezat në fshatin Gjocaj të Junikut, arrestohet i dyshuari

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se në fshatin Gjocaj të Junikut ka arrestuar në person pasi që dyshohet se punëtorët e tij kanë dëmtuar disa varreza.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se punëtorët të cilët i kishte angazhuar për punimin e tokës së tij, kanë dëmtuar varrezat e gjyshit dhe gjyshes së ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat