Ia morën gati 500 mijë euro për investim në kriptovaluta, arrestohen dy persona për mashtrim

Kronikë e zezë

Ia morën gati 500 mijë euro për investim në kriptovaluta, arrestohen dy persona për mashtrim

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi që dyshohen për mashtrim.

Ata dyshohet se kishin marrë nga një person rreth 500 mijë euro për t’i investuar në kriptovaluta.

Kështu bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ajo tha se numri i personave që dyshohet se mund të jenë të dyshuar mund të jetë edhe më i madh.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se të njëjtit dyshohet të kenë marrë nga ankuesi shuma të ndryshme parash për investim në kriptovaluta (vlera e përafërt arrin deri në 500,000 euro) duke i premtuar përfitime të mëdha”.

“Për më shumë dyshohet që mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”.

“Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, ashtu që me informacionet e tyre të kontribuojnë në hetimin që po kryen policia”.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim

Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale të Mashtrimit, të raportuar më datë 17.08.2022.

Puna rreth dy mujore e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personave të dyshuar dhe arrestimin e tyre.

Personat e dyshuar:

– F.C, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe ,

– L. Rr, femër 21 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës,

me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se të njëjtit dyshohet të kenë marrë nga ankuesi shuma të ndryshme parash për investim në kriptovaluta (vlera e përafërt arrin deri në 500000 euro) duke i premtuar përfitime të mëdha.

Për më shumë dyshohet që mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, ashtu që me informacionet e tyre të kontribuojnë në hetimin që po kryen policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat