Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçar në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçar në Prishtinë

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

Viktima e moshës 80-vjeçare është gjetur në një objekt banimi në rrugën “Nazim Gafurri”.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci tha se rasti po cilësohet si “hetim mbi vdekjen”.

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një objekt banimi në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 80 vjeç. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen” – tha Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat