Vetura godet dy këmbësorë në Gjilan, i bën për spital

Kronikë e zezë

Vetura godet dy këmbësorë në Gjilan, i bën për spital

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 08:37
Ilustrim

Dy këmbësorë janë lënduar deri sa ishin duke ecur në rrugën “Haki Miderrizi”, në Gjilan.

Ata janë goditur nga një veturë.

Personi, që ka goditur dy viktimat, ka goditur edhe një veturë e cila ishte e parkuar, e pastaj është përplasur në një lokal afarist.

Të lënduarit sipas raportit 24 orësh të Policisë, janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rr. Haki Miderrizi, Gjilan 14.09.2022-14:40 Lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj  kosovarë – këmbësor, pasi të njëjtit janë goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari me veturë ka goditur edhe një veturë e cila ishte e parkuar, e pastaj ishte përplasur në një lokal afarist. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat