Dyshohet për marrëdhënie seksuale brenda familjes, arrestohet personi nga Obiliqi

Kronikë e zezë

Dyshohet për marrëdhënie seksuale brenda familjes, arrestohet personi nga Obiliqi

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 09:26
Ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale brenda familjes.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25.07.2022 rreth orës 06:00 në fshatin Plemetin, në Obiliq.

Tutje në raport bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, me 14.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull dhe i njëjti pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat