Arrestohet shoferi që goditi për vdekje një këmbësore në Komoran

Kronikë e zezë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje një këmbësore në Komoran

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Drejtuesi i automjetit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me fatalitet që ndodhi pasditen e kësaj të shtune te vendi i njohur si “Kroni i Mbretit” është arrestuar nga Policia e Kosovës.

44-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, i dyshuari mashkull nga Kosova 44-vjet, është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat