Aksident mes veturës dhe trenit në Drenas, një i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident mes veturës dhe trenit në Drenas, një i lënduar

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 10:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes trenit dhe një veture në Baicë të Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baicë të Drenasit. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat