​Kapen dy armë në rajonin e Prishtinës, ka të arrestuar

Kronikë e zezë

​Kapen dy armë në rajonin e Prishtinës, ka të arrestuar

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon kontrollet e shtuara policore me qëllim të ruajtjes dhe ngritjes edhe më tej të nivelit të sigurisë.

Gjatë fundjavës së kaluar, njësiti për reagim të shpejtë, në dy lokacione të ndryshme, ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri.

Personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës nuk ka bërë të ditur numrin e personave të arrestuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat