​Ndalohet një person për gjueti të paligjshme në Prizren, sekuestrohen edhe disa armë

Kronikë e zezë

​Ndalohet një person për gjueti të paligjshme në Prizren, sekuestrohen edhe disa armë

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 16:51
Pamje nga aksioni

Sot hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri, pas marrjes së informacioneve paraprake, kanë identifikuar një person të dyshimtë për veprën penale gjueti e kundërligjshme.

Personi i njëjtë është ftuar në stacion ndërsa pas një punë të mirë hetimore është arritur të dëshmohet se i dyshuari ka kryer veprën penale gjueti e kundërligjshme dhe ka në posedim dy pushkë gjuetie, një me leje të skaduar dhe një pa leje.

Pas intervistimit dhe përfundimit të proceduarve hetimore dhe në konsultim me prokurorin kujdestar kompetent, policia i kanë sekuestruar dy armë gjuetie dhe kundër të dyshuarit është filluar procedura penale për veprën mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve dhe gjueti e kundërligjshme.

Me urdhër të prokurori rasti shkon me procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat