Kishte marrë veturë me qira jashtë vendit dhe nuk e kishte kthyer, kapet kinezja në Prishtinë

Kronikë e zezë

Kishte marrë veturë me qira jashtë vendit dhe nuk e kishte kthyer, kapet kinezja në Prishtinë

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Dje rreth orës 16:00, nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme, është lokalizuar dhe sekuestruar një veturë e tipit ‘Pasat’ me targa të Maqedonisë së veriut.

Në çdo veprim policor, njësiti i autokrimeve është mbështetur nga Njësiti për bashkëpunim Ndërkombëtar si dhe janë koordinuar me Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Lidhur me këtë rast në stacion policor është shoqëruar e dyshuara (shtetase kineze).

Ajo që nga data 03.07.2022, për shërbim nga një Renta car në Maqedoninë e veriut, ka marrë veturën dhe nuk e ka kthyer më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat