Vdes 8-vjeçari në Romajë të Hasit, bie nga traktori të cilin po e drejtonte një 11-vjeçar

Kronikë e zezë

Vdes 8-vjeçari në Romajë të Hasit, bie nga traktori të cilin po e drejtonte një 11-vjeçar

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Një 8-vjeçar në fshatin Romajë të Hasit ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga traktori.

Rasti ka ndodhur teksa traktorin po e drejtonte një 11-vjeçar i cili po punonte arën teksa këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, njofton Klankosova.tv.

Në fshatin Romajë, sot rreth orës 17:30, një fëmijë ka ndërruar jetë aksidentalisht pasi që ka rënë nga traktori.

Rasti ka ndodhur kur fëmija 11-vjeçar ka qenë duke e punuar arën, ndërkohë që aksidentalisht fëmija 8-vjeç bie nga traktori dhe merr lëndime vdekjeprurëse nga frezat e traktorit”, tha Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat