Vetura godet për vdekje një këmbësor në Mazgit

Kronikë e zezë

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Mazgit

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 18:27
Ilustrim

Një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor sot rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, më saktësisht në Mazgit.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se njësia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndiçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në fshatin Mazgit, me ç’rast një veturë ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka humbur jetën”, tha Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat