Katër shtetas të huaj gjenden të fshehur në një kamion në Han të Elezit

Kronikë e zezë

Katër shtetas të huaj gjenden të fshehur në një kamion në Han të Elezit

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Në pikën kufitare në Han të Elezit, policia dje e kishte ndaluar një kamion të cilin ishte duke e drejtuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut, të fshehur në kamion ishin katër shtetas të huaj.

Në raportin e policisë thuhet se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, teksa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndersa shtetasit e huaj janë dërguar në qendrën për të huaj për procedura të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat