Tri vajza në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë janë përfshirë në një zënkë

Kronikë e zezë

Tri vajza në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë janë përfshirë në një zënkë

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 17:10
“Pavarësia”

Tri vajza të klasës së tetë në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë janë përfshirë në një zënkë. Shkaku i kësaj fjalosje mes vajzash nuk dihet.

Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i shkollës fillore “Pavarësia”, Halil Brahaj i cili tha se për rastin janë njoftuar edhe njësitet policore por edhe prindërit të cilët janë ftuar që nesër të paraqiten në shkollë.

“Pas përfundimit të mësimit në shkollën tonë në ndërrimin e parë sepse ne kemi tri ndërrime në shkollë dhe pas përfundimit të ndërrimit të parë diku rreth orës 12:00, tri vajza janë përfshirë në një fjalosje, dy me një siç duket. Ka ardhë njëra nga vajzat e shoqëruar nga shoqja e klasës dhe e ka paraqitur rastin këtu tek ne dhe menjëherë kemi marr masat që mund ti marrim në atë kohë kur mësimi vetëm ka përfunduar….iu kemi bërë thirrje kujdestarëve të vajzave sepse janë vajza të klasave të teta dhe ju kemi thënë që prindërit ti sjellin në shkollë dhe nesër gjatë paradites do të vijnë prindërit dhe sapo kemi njoftuar prindërit kemi njoftuar edhe policinë e komunitetit”, tha ai.

Brahaj tha se shkaku i kësaj zënke mes nxënësve të klasës së tetë nuk dihet.

“Jo njëra vajzë që ishte këtu nuk na tregoi ndonjë arsye të fjalosjes mes tyre i thamë të shkruaj një deklaratë ti shohim deklaratat e të tri vajzave dhe pastaj të marrim vendime sipas udhëzimit administrativ”, u shpreh ai.

Zëvendësdrejtori i shkollës fillore “Pavarësia” në kryeqytet tha se në këtë shkollë nuk ndodh shpesh përleshje mes nxënësish përkundër që kanë një numër të madh të nxënësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat