​Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

​Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 18:31
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Gjilan, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, me urdhër të gjykatës, ka gjetur dhe konfiskuar një revole e kalibrit 9 mm , një karikator dhe pesë fishekë.

I dyshuari V.A. (1975) është shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngrihet kallëzim penal për veprat penale

“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat