​Aksident komunikacioni në fshatin Trudë, tre të lënduar

Kronikë e zezë

​Aksident komunikacioni në fshatin Trudë, tre të lënduar

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 21:37
Ilustrim

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në fshatin Trudë, ku kanë qenë të përfshira tri vetura, ndërsa tre preson kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në QKUK.

“Aksident Trafiku Rreth orës 20:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Trudë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, thotë Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat