Konfiskohen mbi 9 kg substancë narkotike në veri, arrestohet një 33-vjeçar

Kronikë e zezë

Konfiskohen mbi 9 kg substancë narkotike në veri, arrestohet një 33-vjeçar

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 20:25
Ilustrim

Një 33-vjeçar është arrestuar dhe është intervistuar nga Policia pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge’.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni policor në Mitrovicën e Veriut kanë kryer kontroll në një banesë ku dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në atë lokacion policia ka arritur të gjejë e të konfiskojë 9 kg e 108 gr substancë që dyshohet se është marihuanë.

Si shkas, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge’.

Me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat