Policia jep detaje për aksidentin në “Kodrën e Trimave”

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në “Kodrën e Trimave”

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 17:43

Një person është lënduar si pasojë një aksidenti që ka ndodhur në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

Në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00 ne rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.

Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut” – tha Ahmeti.

Image
Foto nga vendngjarja

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat