​Arrestohet për posedim i paautorizuar të armës

Kronikë e zezë

​Arrestohet për posedim i paautorizuar të armës

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës sot, rreth orës 10:20, ka pranuar një informacion se në Krivenik të Hanit të Elezit një person posedon armë zjarri.

Policia i është përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit S.TH. (47), i cili ka pranuar se posedon pa leje, një pushkë të gjuetisë me katër fishkë dhe një pushkë ajrore, të cilat më pas policia i ka konfiskuar.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës dhe kanosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat