​Policia konfiskon një armë të ftohtë në Aeroportin e Prishtinës

Kronikë e zezë

​Policia konfiskon një armë të ftohtë në Aeroportin e Prishtinës

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në mëngjes, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë konfiskuar një armë të ftoftë, thikë.

Arma ishte gjetur në valixhen e një të dyshuari, shtetas i Gjermanisë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 09:15. Policia ka thënë se me vendim të prokurorit, ky rast shkon në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si armëmbajtje pa leje.

“Aeroporti i Prishtinës 31.10.2022 - 09:15. Njësitë policore gjatë kontrollit në valixhen e të dyshuarit mashkull shtetas i Gjermanisë kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të ftohtë (thikë). Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat