​Arrestohen 97 persona të kërkuar me urdhëresë nga Gjykatat kompetente

Kronikë e zezë

​Arrestohen 97 persona të kërkuar me urdhëresë nga Gjykatat kompetente

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës – Stacioni Policore nё kuadёr tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejë, nga data 01.10.2022 e deri me datё 31.10.2022, ka realizuar nёntёdhjetё e shtatё urdhёresa/ urdhёrarreste tё lёshuara nga Gjykatat kompetente.

Personat e arrestuar pёr vepra tё ndryshme penale, janё dёrguar nё organet kompetente pёr tё vazhduar me proceduara tё mëtutjeshme ligjore.

Njësitet relevante pranë Drejtorisë Rajonale tё Policisë nё Pejё, nё bashkëpunim me organet e drejtësisë nё vazhdimësi do tё realizojnë urdhëresat e lëshuara nga gjykatat kompetente, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat