Aksident mes kamionit dhe veturës në Vragoli, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident mes kamionit dhe veturës në Vragoli, lëndohen dy persona

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli.

Rasti ka ndodhur në ora 14:00

Kështu tha Baki Kelani, zëdhënës i policisë.

“Në ora 14:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë dy automjete ( një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, tha Kelani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat